Një nga batutat më të famshme, që në fakt nuk është thënë si e tillë nga Donaldi, është “Më li të flas”. Aktori ka patur debate të forta me Ilirin dhe duke qenë se situate shpesh agravonte Donaldi i kërkonte atij që ta lejonte të fliste. Aq e famshme u bë kjo batutë saqë tashmë edhe emisioni më i ri i Donaldit dhe Romeos që do fillojë së shpejti në “Top Channel” do mbajë këtë emër, “Më lër të flas”.

Ditën e djeshme, në “Për’puthen” ka patur debate të forta mes Mikelës, Rrushes dhe Erjonit. Këta dy të fundit kishin zhvilluar një takim romantik pasi Mikela u deklarua për djalin nga Kosova. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te Mikela e cila në debat e sipër i drejtohet Rrushes me fjalët “Më li të flas, më lini të flas.”

Por, si reagoi Bora? Moderatorja e ka kaluar me shumë sportivitet dhe të qeshura teksa i kërkoi Mikelës të qetësohet. Sakaq, edhe vetë Mikela dhe persona të tjerë, që si duket e kuptuan se padashje ajo përdori batutën e Donaldit, qeshën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb