Pas vendimit të presidentit Ilir Meta, ku shpallte ‘non-grata’ në institucionin e Presidencës, ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt, vjen një reagim nga ky i fundit.

Teksa hynte në një takim në selinë e PD-së, ambasadori u pyet nga gazetarët për vendimin e Metës, ndërsa ai refuzoi të komentonte gjatë, ndërsa tha se; “OSBE organizatë legjitime në Shqipëri. Më lini të qetë!”.

I ‘thatë’ në përgjigje është treguar edhe sekretari i asamblesë së OSBE, Roberto Montella, i cili u shpreh se nuk preferonte të komentonte vendimin e presidentit. Kujtojmë se zyrtarët e OSBE ishin të pranishëm në një takim me aleatët e PD në selinë blu, ku iniciatori i kësaj tryeze ishte kryetari Lulzim Basha.

Ditën e sotme Meta i dërgoi një letër Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë në të cilën thuhej se Ambasadori i OSBE nuk është më i mirëpritur në Presidencë, pasi sipas presidentit, “Vuri në diskutim dekretet e u tregoi gishtin shqiptarëve”

“Z.Bernd Boschardt, i cili vuri në diskutim dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.”, -thuhej në letrën e kreut të shtetit, që mban datën 18 nëntor.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: