SHKODER- Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hipotekës në Shkodër Zamir Leka, i cili akuzohet për korrupsion. Ndërkohë për ish-juristen Frida Mirashi është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës në apel ish-drejtori i Hipotekës Zamir Leka ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare. Kjo pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që t’i jepet një masë më lehtësuese ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Pavarësisht kërkesës së tij, Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

Ish-drejtori Leka akuzohet për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Shkodrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: