Kreu i PAA dhe aleati i PD Agron Duka ka deklaruar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 se nëse shkohet në zgjedhjet e 2021 me sistemin aktual atëhere do të ishte thikë mbas shpine . Po ashtu ai shton se Shqipërisë i duhet një sistem ku qytetari të zgjedhë personin dhe jo partinë dhe dy të vetmet që e ofrojnë këtë janë sistemi me lista të hapura ose mazhoritar. Po ashtu nënshkrimi i një dekreti nga Meta për shpërndarjen e Parlamentit do të haste në interpretime të ndryshme thotë Duka dhe nuk do të zgjidhte gjë.

”Normalisht unë e shoh në zgjedhjet e ardhshme që mund të jenë të parakohshme apo. Unë mendoj që po ta mendosh me matematikë, ftohtë, si ndërkombëtar që jeton jashtë thotë ç’punë keni mo vlla ja dhe 1 vit. Por të shohësh këtë parlament që është një turp i madh. Është një pikëpyetje e madhe që është apo s’është kushtetues. Kur sheh që janë bërë zgjedhje moniste. Kur sheh që kanë ikur 4-5 kryebashkiakë. Po të gjenden ekuilibrat e një jete normale. Nëse do të bashkëjetojnë njerëzit me këtë jetë të trazuar atëhere janë negative. Pavarësisht i intereson një force politike apo tjetre një ditë e më parë të kthehen ekuilibrat në Shqipëri, nuk e kam për vete por as për persona të caktuar. E kam për parlamentin dhe pushtetin vendor. Kemi disa bashki siç është Durrësi që është turp i madh, që është pa kryebashkiak, se kryebashkiakja. Po Është një popullatë e madhe. Kemi Shkodrën, nuk është pak. U emëruan, s’kishte ndodhur kurrë në pluralizëm u kthem si kohë të Enverit ore. Emëro këtë emëro atë.

A duhet dhe a mundet Ilir Meta ta shpërndajë parlamentin?
Unë nuk e di çfarë do të bëjë është puna e tij. Unë s’kam dalë në shesh për të komentuar këtë por kam dalë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama në një kohë që nuk i takon. Nga ana kushtetuese ka shumë interpretime pasi nuk jam specialist. Por nëse do komentoj si palë e tretë do të ketë interpretime të ndryshme, do të sjellë një ekuivok dhe nuk do zgjidhë gjë.
Gjëja më e arsyeshme do të ishte ky duke parë reagimin qytetar që s’mund të fshihet pas gishtit e të thotë që i mblodhi PD se PD nuk bëri asnjë takim me aleatët e vet që t’i thotë mblidhni njerëz për në shesh. Ky duhet të reagojë dhe të reflektojë mos e bëjë më këtë punë. Për atë vet dhe për forcën politike që nuk do të sjellë gjë të mirë.

Ideja që Reforma në Drejtësi e kanë frikë vetëm të opozitës dhe jo qeveria është e shëmtuar fare. Reforma në Drejtësi është një farë gjyqtari që gjykon këtë dhe atë. Tani ju që s’e keni frikë e keni kapur këtë?

Ndërkombëtarët në përgjithësi kanë dhënë ndikim pozitiv në klimën e politikës shqiptare. Mund të thoja me plot gojë, në një politikë amatore si kjo jona, të paktë janë njerëzit që kanë mbaruar shkollë për këtë punë, dhe mbas një sistemi diktatorial nëse s’do ishte prezencë e tyre këtu do ishte një gjëndje kaotike.
Kam besim që ndërkombëtarët mundohen dhe është në interes të tyre që të mos krijojnë vatra problematikee por të ruajnë ekuilibrat politikë që vazhdimisht kanë kërkuar ndërhyrjen e tyre për zgjidhje.

Folëm për tryezën për Reformën Zgjedhore. Do të presim dhe do të shohim nëse do të ndodhë siç duhet kjo Reformë, por është edhe pjesa e sistemi zgjedhor për të cilat keni pasur pretendimet tuaja..

Sistemi unë kam thënë gjithmonë dhe përgjithësisht partitë e vogla të majta dhe të djathta kanë kërkuar përgjithësisht një sistem d.m.th. vota e qytetarëve shqiptarë mos deformohet por të votohet njeriu dhe ky sistem realizohet kur ka ose sistem mazhoritar ose me lista të hapura ose mazhoritar direkt. E kemi thënë në mënyrë të vazhdueshme dhe nëse bëhen zgjedhje të parakohshme duke rregulluar këto apo dhe këtë propozim deri më 15 që duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do të shkojnë në zgjedhjet e 2021 atëhere do të ishte thikë mbas shpine jo vetëm për partitë e vogla por dhe shoqërinë civile nëse këta shkojnë me të njëjtin sistem pasi nuk i intereson aspak për partitë opozitare.”- tha Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb