Gazetari Arjan Çani ka folur në studion e emisionit “Open” në News24 në lidhje me prishjen e “Prestige Resort” nga forcat e IKMT teksa ka thënë se ky sulm i nisur nga kryeministri Rama ka pasur qëllimin e vetëm të zhdukjes së mediave News24, BalkanWeb dhe Panorama pasi ai nuk mund t’i kontrollojë ato.

Çani shtoi se me logjikën e Ramës ato duhet të zhduken, dhe mënyra për të arritur këtë qëllim është prerja e burimeve financiare të medias duke targetuar kështu “Prestige Resort”.

“Unë u ndjeva keq kur i pashë këto pamje, ishin të tmerrshme, mund t’i shohim te këto vendet që janë super regjime, Rusi apo Kinë po këtu nuk ma kishte marrë mendja. Ky sulm ka një qëllim, këto media duhet të zhduken sipas Ramës. Me logjikën e Ramës këto media duhet të zhduken sepse nuk i kontrollon dot, si zhduken ato, duke prerë burimet financiare. Fakti që kalojmë te prishja do të thotë se synimi është tjetërkund, duhet zhdukur një media që shikohet shumë. Shqiptarët gjithë ditën e kanë televizorin edhe pa zë te News24”, tha Çani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb