Mevlan Shaba është një nga ish konkurrentët e emisionit Për’puthen. Rrugëtimi i tij në këtë emision ka qenë shumë i gjatë. Ai ka patur shumë pëlqime gjatë programit duke nisur nga Shqipe Hysenaj.

Ish konkurenti në një intervsitë për News24 në emisionin ‘Fit Station’ me Çenkuela Hasën foli për jetën pas programit, ku muzika ka qenë pasioni i fëmijërisë të cilit po i kushton kohën. Mevlani zbuloi për herë të parë projektin muzikor me Melisën dhe arsyen e pezullimit.

“Unë me Melisën kam patur një projekt muzikor gati për ta publikuar para se Melisa të bëntë këngë, këtë se ka thënë as Melisa as unë më parë. E kishim gati për ta publikuar por u la ashtu pezull dhe se kuptuam pse u la dhe su realizua. Melisa ka talent unë e kam thënë dhe më parë, ka talent në muzikë dhe do më bëhej qejfi të arrinte lartë e më lartë pse jo” – u shpreh Mevlani.

Por një nga gjërat për të cilat ish konkurrenti u dallua në Për’puthn ishte shoqërimi me vajza të ndryshme dhe pavendosmëria për të zgjedhur.

“Në fakt mua më ra të bëj takimë me shumë vajza dhe më vendosën epitetin ‘ i lëkundur’ por në realitet nuk është ashtu. Ka persona që mund të dashurohen me shikim të parë në market, kurse disa të tjerë mund të bëjnë 100 takime në muaj më dikë dhe nuk ndodh ajo kimia’ – u shpreh Mevlan Shaba.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: