Ka ardhur koha që Trevor Noah të largohet nga ‘The Daily Show With Trevor Noah’. Pasi drejtoi emisionin që nga viti 2015, komediani nga Afrika e Jugut i dha lamtumirën e fundit me lot në sy shikuesve, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre pas gjithë këtyre viteve.

“Jam mirënjohës për secilin prej jush. Më kujtohet kur filluam shfaqjen, nuk mund të merrnim mjaftueshëm njerëz për të mbushur studion,”-tha Noah.

“Por, unë e shikoj studion tani dhe nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Çdo vend që mbushet me njerëz për të parë diçka që po bëj e vlerësoj gjithmonë,” shtoi ai. “Faleminderit që më keni ndjekur, keni shpërndarë video, keni dhënë mendime, edhe nëse ka qenë një kritikë.”

Në fjalën e tij përmbyllëse, Noah falenderoi gratë me ngjyrë, veçanërisht ato në jetën e tij.

“Nga nëna ime, te gjyshja, tezet e mia, tek të gjitha gratë me ngjyrë në jetën time: faleminderit.”

“Unë gjithmonë u them njerëzve nëse vërtet dëshironi të mësoni për Amerikën, bisedoni me gratë e zeza,” shtoi Noah.

Kur ‘The Daily Show’ të kthehet në transmetim nga pauza më 17 janar 2023, një mori komedianësh dhe personazhesh të famshëm do të marrin përsipër rolin e prezantuesit. Të ulur pas tavolinës do të jenë Chelsea Handler, D.L. Hughley, Leslie Jones, John Leguizamo, Kal Penn, Sarah Silverman, Wanda Sykes, Al Franken, Marlon Wayans dhe ish-korrespondenti i The Daily Show Hasan Minhaj. Dhe më pas ‘karrigia’ e Noah do i jepet vetëm njërit prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb