Është zbuluar logoja e koalicionit të ri mes grupit të Sali Berishës dhe LSI-së, që do të garojnë të bashkuar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Vetëm një ditë pasi Berisha zbuloi se koalicioni do të quhej “Shtëpia e Lirisë”, sot zbulohet edhe logoja e këtij koalicioni.

Siç shihet në foto, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të ketë një logo me të dyja ngjyrat, blu dhe të kuqe, ndërsa mban edhe shqiponjën dykrenare.
(BalkanWeb)