Një i ri nga Suhareka, Shpejtim Veselaj, ka udhëtuar nga Kosova në Hagë, në mbështetje të presidentit të Kosovë, Hashim Thaçi, i cili tashmë po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale.

Ai në një bisedë në emision Frontal në T7 ka thënë se kishte një motiv që ta nis rrugëtimin e tij prej të shtunës.

“Motivi im ishte që të udhëtojë për t’i përkrahur prijësit të cilit luftuan për lirinë tonë. Unë e kam ideal si fëmijë, sepse unë në luftë isha 13 vjeçar e kam ideal UÇK-në. I kam ideal ushtrinë e UÇK-së, kolosët e luftës; Hashim Thaçin e Veselin”, ka thënë Veselaj, i cili ka treguar se ka udhëtuar me makinën e tij nga Suhareka dhe mbërritur sot në mëngjes në Hagë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: