Një banor i Dropullit ka denoncuar në prokurori se është mashtruar nga një përfaqësues i Nisma Thurje për të mbledhur karta identiteti kundrejt shpërblimit.

Prokuroria ka bllokuar dokumentacionin në KZAZ 82 Dropull, ndërkohë që ka dhe një përson të shoqëruar.
Kandidat i Nisma Thurje në Dropull është Kosta Garo, ish- kandidat i PS për deputet. Kallëzuesi pretendon se firma i është kërkuar për tjetër gjë e jo për regjistrimin e një kandidati.

NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Postës së Policisë Dropull referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Xh., 67 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi e Sipërme, Dropull, për veprën penale “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi V. F., 67 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi e Sipërme, se shtetasi K. Xh. ka marrë kartat e identitetit të familjarëve të tij dhe i ka përdorur ato pa dijeninë e tyre, për të plotësuar formularët për regjistrimin e kandidatit të një subjekti politik, në procesin zgjedhor.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb