SHBA

Princi Harry dhe Meghan Markle janë shpërngulur në Los Angeles dhe duket se do ta vazhdojnë misionin e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ata kanë qëndruar larg vëmendjes së mediave që kur u shpërngulën nga Kanadaja në SHBA, por së fundmi TMZ ka publikuar një video të tyre ka bërë xhiron e botës.

Siç duket në video Meghan dhe Harry mbajnë kapele, maska dhe doreza, ndërkohë që kanë dalë për të shpërndarë ushqim për njerëzit që janë prekur nga pandemia e koronavirusit.

Pasi kanë lënë çantat, ata shkojnë sërish në makinë për të marrë edhe dy çanta të tjera që ia japin dikujt nga qendra dhe largohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: