Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme (e premte) në një pikë të këmbimit valutor në Divjakë.

BalkanWeb mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

Në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë një person, i cili ka hyrë i maskuar dhe me kallashnikov në ambientet e brendshme dhe ka detyruar punonjësit të mos lëvizin. Dyshohet se shuma e grabitur është rreth 5 mln lekë të vjetra.

Ndërsa një tjetër person i maskuar e priste në motoçikletë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sakaq policia është vënë në kërkim të autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: