Analisti Fatos Lubonja foli në një lidhje me “Skype”, në News24, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Nga Italia, Lubonja tha se vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskës kudo është një lloj imponimi ndaj njerëzve për të mos i lënë të kërkojnë ndryshim.

“Vendosjen e maskës e konsiderojnë si një lloj imponimi për të mos i lënë të kërkojnë ndryshim. Debati është a duhen apo jo maskat, a mbrojnë apo jo ato. Ka një lloj pakënaqësie këtu, sidomos në ajër. Këtu ka një absurditet, ku u tha se edhe në shtëpi do të mbahen maska”, tha Lubonja.

Duke folur për situatën në Itali, analisti theksoi se atje njerëzit tashmë kanë krijuar një far besimi se Covid-19 nuk është më vdekjeprurës.

“Nuk është paniku si në fillim. Rritja e numrave është gradual, por ka më pak vdekje. Shifra e infektimeve është më pozitive se në Francë, Gjermani, etj. Ka shumë më tepër komptencë dhe shpresë se tani virusi nuk do të jetë vdekjeprurës. Njerëzit në jetën e përditshme i rezistojnë frikës që i kapi në fillim. Nuk është ai terrori. Është një lloj besimi më i madh se tani virusi nuk është kaq vdekjeprurës”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb