Me stadiumin “Santiago Bernabeu” të përfunduar që pritet të inagurohet këtë fundjavë, Real Madrid tashmë ka të qartë katër objektiva në merkato: Mbappé, Haaland, Lewandowski dhe Pogba. Ky i fundit mund të mbërrijë me parametra zero verën e ardhshme.

Me Mbappe qëllimi është të nënshkruhet në janar. Nëse PSG këmbëngul sëish me shifra stratosferike, do të presë verën për ta marrë me kosto zero. Në Madrid janë të bindur se Mbappe nuk do të rinovojë me PSG.

Ndërsa mes Haaland dhe Lewandowskit, do të vijë vetëm njëri. Kuptohet, synimi është Haaland, 21 vjec, që së bashku me Mbappe në sulm, do të ishin një dyshe e frikshme.

Megjithatë, norvegjezi kushton shumë dhe vështirë se mund të plotësohen edhe dëshirat e menaxherit, teksa kërkon një pagë mbi 40 mln euro në vit. Por madrilenët kanë emrin rezervë. Lewandowski, me siguri ka vitin e fundit te Bayern. Polaku deklaroi se i përlqen një aventurë jashtë Gjermanie.

Edhe pse 32 vjeç Lewa po tregon se është një makineri golash. Los Blancos pikërisht këtë kërkon, një sulmues tipik që të shënojë. Sulmuesi polak kushton shumë më pak, shto dhe faktin se rroga e tij nuk do të ishte as sa gjysma e Mbappe apo Haaland.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb