Tronditëse janë detajet e publikuara nga mediat greke lidhur me abuzimin seksual të katër grave, dy prej të cilave ishin motra.

Katër gratë janë abuzuar nga aktori dhe regjisori grek, Lambros Philippou, gjatë periudhës kohore 2008-2015 , duke u kthyer në një nga ngjarjet më të bujshme në vend.

E abuzuara i është drejtuar Këshillit Gjyqësor përmes prokurorëve duke kërkuar referimin në gjykim të artistit 41-vjeçar për veprën penale “përdhunim serial i njëpasnjëshëm, i kryer dhe i mbetur në tentativë”.

“Më përdhunoi, më vjen turp ta them… Më vonë e mora vesh që po përdhunonte edhe motrën time”, tregon sot aktorja 30-vjeçare.

Nga ana tjetër i akuzuari mohon kategorikisht akuzat. I akuzuari ka jetuar dhe punuar në Amerikë për një periudhë kohe, me motrën e madhe aktoren në fjalë, ka ndodhur në maj të vitit 2008, në kuadër të një shfaqjeje teatrale në të cilën vajza mori pjesë bashkë me nënën e saj.

12

Pak muaj më vonë, në gusht të po atij viti, 41-vjeçari takoi edhe motrën e vogël të aktores, madje me ndërmjetësimin e kësaj të fundit.

Duke iu referuar përdhunimit të motrës së madhe, vetëm 16-vjeç, nga i akuzuari, prokurori thekson se kjo ka ndodhur për herë të parë brenda banesës së aktorit në korrik të vitit 2008.

Aty i akuzuari “duke përdorur forcën e tij superiore fizike, e ka imobilizuar me dhunë ndaj një muri të dhomës së gjumit” dhe e dhunoi atë “megjithë vullnetin e kundërt të shprehur, i cili shprehej edhe me britmat e saj”.

E njëjta skenë e tmerrshme ndaj vajzës së atëhershme 16-vjeçare u përsërit disa ditë më vonë, në të njëjtin muaj, sipas prokurorit, këtë herë në Lofos Strefis, ku 41-vjeçari kishte drejtuar vajzën me motorin e tij.

“Ai e kapi atë me trupin e tij mes makinës, i vendosi njërën nga duart e tij në gojë duke e bllokuar që ajo të mos thërriste për ndihmë dhe e përdhunoi”, thotë prokurori, duke pranuar se në korrik 2013 ndodhi një tjetër përdhunim i 30-vjeçares.

Mirëpo, po aq tmerruese është ajo që raportohet për atë se çfarë 41-vjeçarit ka kryer edhe me  motrën e vogël të aktores.

Në veçanti, në dhjetor të vitit 2012, i akuzuari ndodhej në shtëpinë e vajzës, e cila atëherë ishte 19-vjeçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb