Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për Armando Papën, 31-vjeçari që u kap të shtunën më 1 prill në Tiranë me 41.7 kg heroinë.

Ndryshe nga refuzimi para oficerëve të Policisë Gjyqësore për të folur, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij.

Ai pretendoi në seancë gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke thënë se ia kanë futur në makinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb