SHKODËR

Dy persona janë arrestuar këtë mbrëmje nga Policia e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se arrestimi i tyre është bërë, pasi në mjetin e tyre tip “Land Rovert” janë gjetur mijëra fara të bimëve narkotike, të paketuara në kuti, që kapnin një vlerë të konsiderueshme monetare.

Dyshohet se farat e kanabisit do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit për t’i mbjellë atje, me qellim kultivimin e lëndës narkotike. Njëri nga të arrestuarit është nga Malësia e Madhe, ndërsa tjetri nga lagjja Xhabiej në Shkodër.

Arrestimi i tyre është bërë në afërsi të zonës së spitalit, aks i cili të çon drejt Dukagjinit. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb