Këngëtarja e njohur Big Mama bëri të ditur javën e kaluar se kishte udhëtuar drejt qytetit Samsah të Turqisë për të realizuar një operim në stomak, duke rrezikuar madje edhe jetën.

U përfol për kancer dhe humbje të zërit, por Big Mama si gjithmonë transparente tregoi se i gjithë operimi kishte të bënte me një zvogëlim të stomakut të saj.

Siç thotë mjeku i saj në video, ndërhyrja do të ndryshojë pamjen e saj 100% duke reduktuar masen trupore. Big Mama ka rrëfyer se me gjithë dietat e përdorura maksimumi ka shkuar deri në 80 kg ndërsa tani do të shkojë 69, kurse aktualisht ishte 102-103.

Të dielën, ajo ka patur emisionin e saj të parë për vitin 2017, ndërsa kishte vendosur që pikërisht në hapjen e këtij sezoni, të tregonte dhe të ndante me fansat imazhet nga operimi.

Ajo ishte shoqëruar nga kamerat në Turqi, që nga momenti kur ka realizuar konsultat, e deri tek operimi, i cili u krye me sukses në një spital të njohur privat në Samsan.

Videoja e emisionit këtë javë është publikuar në YouTube, ndaj të gjithë fansat e këngëtares kanë mundësinë ta ndjekin momentin kur ajo ka realizuar këtë operim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: