Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë tregoi se kishte pasur një darkë me mikun e tij të çmuar, ndërsa ka treguar se kanë folur për ndërtimin e aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës❤️
#VerëKallmet👍 #AmbalazhimiVetë😂”, shkruan Rama, ndërsa tregon edhe dhuratën që i ka dhënë biznesmenit, shishe me verë.