GRAMSH

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje në Gramsh, shtëpia e së cilëve u rikonstruktua, pasi jetesa në të ishte bërë e pamundur.

Ndihma ndaj familjes nga Gramshi vjen sot në Ditën e Lumturimit të nënë Terezës, si një ditë që na kujton të bëjmë mirë ndaj më të pamundurve. Kryeministri me ëtë rast citoi Nënë Terezën me shprehjen e saj “Më mirë se të mallkosh errësirën, përpiqu të ndezësh një qiri”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rama gjatë vizitës shpërndau edhe dhurata për fëmijët, ndërsa nuk munguan edhe batutat me familjarët.

“Ne jemi të lumtur si qeveri që arritëm të ndërtojmë këtë shtëpi, pasi jetesa në të ishte bërë e pamundur. Jemi duke punuar edhe më fort me grupet e vullnetarëve që të mund të ndërtojmë shtëpi për të gjithë ata që realisht jetojnë në kushte ekstreme dhe të vështira. Ne nuk duam që njerëzit të jetojnë keq. Atë që themi ne e bëjmë. Mund të vonojmë, por fjalën e mbajmë”, tha Rama.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb