ROMË

Grupi i bosit Elvis Demçe, i arrestuar në janar nga policia italiane, rrëmbeu dhe fotografoi një bashkëpunëtor të akuzuar si spiun: “I futa hekurin në gojë”. Dhe kundër magjistratit: “Dua ta vras, e qëlloj jashtë sheshit Clodio”.

Një burrë në gjunjë, sytë poshtë, një armë mbi kokën e tij të mbështetur nga një krah i shtrirë dhe me tatuazh. Egërsia e mafies shqiptare që po përshkallëzon krimin në Romë duket në këtë foto të nxjerrë nga serveri i përdorur për komunikime sekrete nga banda e Elvis Demçes.

Sistemi i mesazheve “Sky Ecc”, i pushtuar nga Karabinierët e Njësisë Hetimore në bashkëpunim me Europol, po u jep hetuesve sugjerime, gjurmë dhe konfirmime të krimeve në një perimetër shumë më të gjerë se ai që në mes të janarit çoi në burg të njëjtin bos, të quajtur ‘Spartaku’, në biznes me Fabrizio Piscitelli Diabolik, së bashku me 26 persona.

Viktima në foton e bërë me telefon dhe që qarkullon mes bashkëpunëtorëve si një “meme” për të qeshur, është një shtetas italian nga Roma, 41 vjeç, i njohur si Gelataro pasi ka punuar në një lokal dhe “regjent” i sheshit të shpërndarjes së drogës “Dy Luanët” në Tor Bella Monaca. Ai dyshohet se ka ka nxjerrë emrat e shqiptarëve në komisariat, shkruan “Corriere”, raporton “BalkanWeb”.

Demce 2 Krog U33201251068279jld 656x492@corriere Web Roma
Demce 2 Krog U33201251068279jld 656×492@corriere Web Roma

Në rrëmbimin e tij me qëllim zhvatjen e 50 mijë eurove marrin pjesë Demçe, Alessio Lori i njohur si Chiappa, Cristiano Zeppettella Braccio, Nikolin Shkrepi alias Vëllai/kushëriri dhe një person tjetër i identifikuar vetëm si Pongo. Qëllimet bëhen të qarta menjëherë: “Do ikim ta marrim, e hedhim diku, mos ta gjejnë më këtë të poshtër”. Por fillimisht Lori i kërkon leje Demçes për të vepruar: “Më jep urdhër, e bëj unë të dridhet, e ccoj në mes të një livadhi, i vë hekurin (armën) në gojë”. Lori e udhëzon Pongon për rrëmbimin: «Ma ngarkon dhe ma sjell. I them: “Jam i sigurt që je spiun, ndyrësirë e shëmtuar”. E bëj të bëjë shurrën në brekë. Nëse nuk i jep lekët do e hapim, a doni t’ju dërgoj foton?».

U tha u bë, pasi përfundoi misioni, grupi qesh së bashku me të: “I dërgova audion me Fraton, ku ky maskarai fliste dhe qante, Frato i thoshte “ndyrësirë, rri me ata të rrugës Genova (selia e skuadrës së lëvizshme të policisë), ahahhah”. Karabinierët theksojnë se: “Për të dhënë konfirmim të mëtejshëm të fuqisë kriminale të shoqatës që ai drejtonte, Demçe ia përcolli foton njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, duke i shkruar se kishte marrë faljen e tij dhe paratë dhe duke i shpjeguar se ky është fundi që kanë njerëzit që nuk e respektojnë atë.”

Akoma më shqetësues është qëllimi për të vrarë prokurorin Francesco Cascini, drejtues së bashku me kolegun e tij Mario Palazzi i hetimit “Aquila Azzurra”, i cili më pas çmontoi grupin.

“E shtuna është festa ime.. çfarë po më bën dhuratë?” pyet një bashkëpunëtor Demçen, duke aluduar me planin e eliminimit të “Prokurorit që e sheh të vdekur”. Në bisedat e përgjuara shihet edhe pistoleta dhe automatiku që duhej të shërbenin për qëllimin: “Në të sëmës me gjithë makinën e blinduar, ia bëj copë”. Ideja ishte e Alessandro Corvesi, dhe ish-i dashuri i shoëgirl-it Antonella Mosetti, i arrestuar në korrik në Ponte Milvio me 27 kilogramë kokainë: “A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras. E qëlloj jashte në piazzale Clodio”.
Dhe Demçe, pasi ka rënë dakord se “Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin”, por duke konstatuar vështirësinë e një sulmi, propozon një alternativë: të punësojë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojë: “Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur për ko*esh”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb