TIRANË

Një histori e pabesueshme, gati e paimagjinueshme për shoqërinë shqiptare. Një lidhje e shumëfishtë dhe e komplikuar që përfundoi me vrasjen e dy motrave Kristina (Vera) Bardhi dhe Zhaneta Ademi.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 kanë ardhur sot disa dëshmi e rrëfime, mes tyre dhe gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e dyfishtë, që thuhej se kishte marrëdhënie dhe lidhje me të dyja viktimat, me njërën prej të cilave dhe një fëmijë.

Vjollca Ademi e veshur me të zeza vajton humbjen e dy motrave me të cilat kishte një marrëdhënie shumë të mirë dhe në datën 28 kishin qenë bashkë në shtëpinë e Zhanetës. Ajo thotë për gazetaren Dorjana Bezat se Përparimi më mirë të kishte vrarë veten se dy motrat, prej të cilave veçon Verën (Kristinën).

“Jam veshur me të zeza për Kristinën e Zhanetën. Nuk e di pse e bëri. Se di kush e ka shtyrë. Më mirë të kishte vrarë veten e vet se ato të dyja se sa më hoqi Verën (Kristina) nga gjoksi im. I kam dashur shumë. Kam pasur hyrje-dalje dhe me fisin e Verës. Të dyja i donte shumë, më shumë e kishte me Zhanin. E kishte pikë të dobët”, tha Vjollca.

Xhaneta Dhe Kristina Vrasja Ne Astir
Xhaneta Dhe Kristina Vrasja Ne Astir

Ndërsa motra e viktimave, Anxhela, e cila është e lidhur me djalin e Përparimit dhe Vjollcës tha se nuk e ka dashur kurrë vjehrrin.
“Këtu jemi më datë 28 dhjetor, tre ditë para ngjarjes. Kaluam një mbrëmje së bashku, hëngrëm një darkë në shtëpinë e Zhanetës dhe u ulëm të shikonim një film.
Nuk e kam dashur Përparimin sepse nuk e ka pranuar kurrë lidhjen tonë. motrat e mia i kam dashur se më kanë mbajtur në shtëpi. më vjen keq për Kriston dhe mamin e vet që po e vuajnë dhe janë viktima të kësaj çfarë ka ndodhur”, tha ajo.

Në emision ka ardhur dhe zëri i tezes së viktimave, Shefikatit e cila dëshmoi për marrëdhënien e gjatë mes mbesave të saj dhe familjes së Përparimit. Ajo pranoi se dy mbesat kishin prostituuar në Greqi.
“Jam 75 vjeç. Unë e di që këto kanë 30 vjet që bashkëjetojnë bashkë. Ca kohë rrinin me qira tek Përparimi dhe nuk e dija për lidhjen e Zhanetës. Unë jam keq për shtëpinë për çunin, jam keq për dy jetët që mi mori.
Po e di që kanë punuar si punonjëse seksi në Greqi. Shtatzënë nuk i kam parë asnjëherë. Kam qenë shumë e afërt me to”, tha Shefikati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb