Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me masat e marra nga qeveria si dhe ndëshkimet ndaj qytetarëve që shkelin rregullat e vendosura për shkak të frenimit të COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani, duke u bazuar tek të dhënat e fundit, thekson se rregulli i virusit është i qartë; nëse infektohesh do shërohesh.

Ndër të tjera ai pohon se “pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë,217 drejtues mjetesh,7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë.”. Në këtë linjë, ish-ministri shton se në këtë rast, më mirë të të zërë virusi, se sa pushteti.

MESAZHI I MANJANIT
Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit:
COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë. Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.
Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë,217 drejtues mjetesh,7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë.
Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti.
Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?!!
Ndërkohë gjykata(shteti), është pushim…

#tënarrojëkëshilliisigurisëkombëtare!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb