Gazetari Erion Skëndaj ka sjell për “BalkanWeb” prononcimin e një të moshuari prej Korçe.

77-vjeçari, i cili vuan nga sëmundjet kardiake, ka ardhur në Tiranë rreth orëve të para të mëngjesit.

Pasi ka pritur disa orë në radhë, në momentin i fundit i kanë mjekët e QSUT i kanë thënë se nuk e ka emrin në sistem dhe se i duhet të rikthehet sërish nga qyteti ku ka ardhur.

I moshuari thotë se i ka të gjitha dokumentimet e nevojshme për të kryer kurën dhe se nuk e kupton refuzimin e vizitës.

“Kam ardhur nga Korça me rekomandim. Me kodin: 6 C 4 V datë 16.08.2021. E kam konfirmuar në Korçë këtë kartë dhe më kanë thënë që jam në rregull. Unë vuaj nga zemra. I kam të gjitha dokumentet.

Do ankohem. Më mirë të vdes, se sa… Kam dalë nga shtëpia në orën 3 pas mesnate dhe në 8 kam qenë në Tiranë. Më thonë që nuk je në sistem. Kjo është e vulosur, me tre vula, nga doktori specialist, çfarë të bëjmë ne”, u shpreh i moshuari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb