Ekipet shqiptare shkëlqyen në debutimin e tyre në Confernece League, ku në bllok arritën të kalojnë më tej në turin e dytë. Partizani vendosi një rekord ku u kualifikuan me tetë gola të shënuar, askush nuk bëri më mirë se sa të kuqtë e Ilir Dajës në turin e parë. Kryeqytetasit përballen tashme me Bazel, një sfidë ku nuk janë favoritë por besojnë tek mrekullia, fundja Bazel, përtej vlerës së madhe dhe eksperiencës në turne të tillë, nuk janë më ekipi i dikurshëm.

Partizani
Partizani

Me një përmbysje spektakolare kaloi në turin e dytë edhe Vllaznia. Ekipi i Brdaric me një fitore të pastër 3-0 ndaj Siroki Brijeg sigurojë një biletë për më tej në Confernece League ku tashmë do të përballet me AEL Limassol. Qipriotët janë një pengesë e madhe për shkodranët, dukshëm shihen si favoritë për kuqeblutë kanë fituar një vetëbesim shumë të madhe, të enjten në Qipro zbresin pa brazilianin Da Silva, i dëmtuar, në një orë të pazakonte 16:30 por me shpresën që të lënë të hapur kualifikimin për në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi” ku sërish me tifozët në krahë shpresojnë në një tjetër mrekulli.

Vllaznia
Vllaznia

Në pozita të njëjta ndodhet edhe Laçi, të enjten luan kundër rumunëve të Craiova, një kundërshtar me një shkallë vështirësie shumë të madhe por bardhezinjtë nuk kanë asgjë për të humbur, objektivin kryesorë e realizuan duke kaluar të paktën një tur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga katër ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Conference League, Teuta është më e avantazhuar se të gjithë. Kampionët pasi u eliminuan nga Champions, të enjten presin në “Niko Dovana” kampionët e Andorra, Inter Esclades. Përpara këtij takimi, bregdetarët u përforcuan sërish duke afruar në skuadër një mbrojtës ekspert si Adolf Selmani ndërsa blinduan edhe për një tjetër sezon mbrojtësit Todorovski dhe Ferrera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb