Milan zbarkon në Zagreb me një mision të vetëm, të thyejnë Dinamon për të qëndruar në garë, më pas të luajnë fatet e Champions në sfidën e fundit kundër Salzburg në “San Siro”.

Kualifikimi mes 16 më të mirëve në Evropë është shumë thelbësore për projektin Garry Cardinale, një biletë për në fazën e 1/8 do të thotë plus 20 milionë euro në arkat e klubit. Kjo është një shifër e majme për kuqezinjtë, mund të zgjidhin përfundimisht edhe rinovimin e kontratës me Rafa Leaon.

Jo vetëm për arkat e klubit, një kualifikim për më tej në Champions do t’i jepte ekipit të Piolit më shumë besim për pjesën e mbetur të sezonit, pra luhet për para, luhet për prestigj, por luhet edhe për moralin e një grupi që këtë sezon kërkon të jetë protagonistë edhe në Evropë.

Milan do të zbres në fushë pasi të ketë mësuar më herët edhe rezultatin e sfidës tjetër të këtij grupi, Salzburg-Chelsaea. Në lidhje me lojtarët, Pioli duhet të bëjë në këtë sfidë pa Tomori, i skualifikuar, por rigjen Kjaer në mbrojtje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb