Mbërrijnë në qarkun e Lezhës materialet zgjedhore. Kutitë e votimit, fletët e votimit dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për zgjedhjet e 25 prillit janë sjellë në Lezhë me mjetet e ushtrisë dhe policia.

Baza materiale është shpërndarë në 3 bashkitë e këtij qarku: Rrëshen, Kurbin e Lezhë.

Materialet e nevojshme për çdo Qendër Votimi janë shkarkuar në KZAZ-të përkatëse dhe do të shpërndahen në çdo qendër në qytet e fshat. Qarku i Lezhës ka 4 KZAZ 12-13-14 dhe 15.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb