E reja në Librazhd, e cila u filmua nga prindërit e të shoqit në momente intime me të dashurin ka bërë rrëfimin e saj në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti.

Ajo ka treguar se si u njoh me të shoqin. Sipas të resë, atë e kanë bindur që të martohet në moshë të re dhe i shoqi i kishte thënë që nuk kishte qenë asnjëherë i fejuar apo i lidhur.

Ajo tha se prej 2 vitesh bashkëshorti ndodhet në Gjermani dhe se martesën nuk e kanë shijuar, pasi dhe koha e qëndrimit të tij ka qenë e pakët. Ndër të tjera, e reja thekson se atë e morën për t’i shërbyer prindërve të djalit.

“Kemi pyetur. Ai më tha që s’kam qenë as i fejuar as i martuar, ka punuar. Më ka thënë që s’ka qenë asnjëherë i lidhur. Ma mbushi mendjen. Unë kam qenë në distancë me të. Një muaj qëndronte dhe ikte. Nuk është se e kemi shijuar. Edhe kur ishte këtu më shumë rrinte nëpër lokale. Unë qëndroja me vjehrrën dhe vjehrrin.

Donin të më bënin shërbëtore. Ato më fejuan që të bëja punët. Unë punoja dhe tokën, punoja dhe në shtëpi, unë aq fuqi kisha. Ata donin dikë që t’i shërbente. Këtë e kam kuptuar vetë. Banesa është blerë në emër të vjehrrit. Unë vetëm flija te shtëpia ime, ndërsa të gjitha gjërat e tjera i bëja te ata”, tha e reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb