Një 60-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim, është ndaluar nga policia e Tiranës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.B.

Ky i fundit ishte denoncuar nga shtetasja me inicialet H. S., me pretendimin se i kishte marrë një shumë parash dhe nuk ia kishte kthyer më.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim G. B., 60 vjeç. Ky shtetas, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë parash shtetases H. S. dhe nuk ja ka kthyer më.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: