ANGLI- Para disa ditësh në Leister ndodhi tragjedia e rënies së helikopterit të presidentit të skuadrës së Liesterit ku në bord ishte dhe vetë presidenti Tai Viçai Srivaddhanaprabha.

Ndërsa të gjithë kanë kryer homazhe përfshirë edhe lojtarët e Leisterit, tani stafeta për të vazhduar punën e lënë përgjysmë i ka mbetur djalit të tij Eiuejt Srivaddhanaprabha.

Ai ka marrë mbështetjen e të gjithë stafit të Leisterit dhe duket që akoma po e vuan ndarjen nga babai i tij. Në një mesazh të shkruar së fundmi ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë të vështira dhe në fund ka shkruar: “Më mungon baba, me gjithë zemër”. Ndërsa ai ka shkruar se do ta vazhdojë punën e lënë përgjysmë nga babai i tij dhe shpreh mirënjohje për të gjithë, shkruan PanoramaSport.

Vichai (1)
Vichai (1)

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës, për mbështetjet e jashtëzakonshme që keni treguar. Ajo që ndodhi, më bëri të kuptoj se sa i rëndësishëm ishte babai im, për kaq shumë njerëz në botë dhe jam prekur nga fakti se sa shumë njerëz e mbajnë në zemër atë. Jam jashtëzakonisht krenar, që kam baba një njeri të tillë. Nga ai kam trashëguar misionin e madh për të vazhduar përpara dhe këtë kam ndërmend të bëj. E di se do të marr mbështetjen e nevojshme nga të gjithë ju për ta bërë të mundur këtë gjë, ndaj ju jam shumë mirënjohës për mesazhet dhe fjalët e ngrohta. Babai më ka mësuar të jem i fortë dhe të kujdesem për familjen. Ai më mësonte shumë gjëra për jetën dhe punën dhe e bëntë në një mënyrë që mos të dukeshin si leksione të lodhshme. Ai ishte mentori dhe modeli im në jetë. Sot më ka lënë këtë trashëgimi dhe do të bëj gjithçka, për të çuar përpara vizionin dhe ëndrrat e tij. Familja ime dhe unë duam t’ju falënderojmë edhe njëherë të gjithëve, për fjalët e ngrohta dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira. Më mungon babi, me gjithë zemër”, thuhet në mesazhin e djalit të presidentiti, i cili humbi jetën pas shpërthimit të helikopterit shumë pranë stadiumit të “Dhelprave”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb