“Nëse vjen një ofertë nga Juve duhet të më lini të lirë”, me këto fjalë mësohet se Marcelo i është drejtuar presidentin të Real Madrid pak kohë më parë por nga Spanja vjen një tjetër lajm që përforcon edhe më shumë fjalët që flasin për një kalim të Marcelos në Torino.

Këtë herë “shkes” bëhet bashkëshortja e tij Clarise Alvesh, e cila duke folur për Ronaldon ndez edhe një herë këtë tratativë merkatoje: “Na erdhi shumë keq kur Ronaldo u largua, kalonim shumë kohë së bashku. E njoh shumë mirë mamanë e tij dhe Georginan, është e mrekullueshme. Djali im ishte bërë shumë shok me Junior, djalin e Ronaldos.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po, është shumë e vërtetë, largimi i Ronaldos ka lënë një boshllëk të madh”, u shpreh Clarice Alvesh. Kjo deklaratë sigurisht që afron edhe më shumë Marcelon me Juven. Familja e tij shpreh pëlqimin për një kalim të tillë, vetë Marcelo nuk e ka mohuar kurrë se dëshiron që të bashkohet sërish me Ronaldon por dhe vetë presidenti Agnelli e pëlqen shumë anësorin brazilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb