Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshendetur me përqafime nga Kukësi ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Rama thotë se i mungon shumë në këto momente, pasi e konsideron vëlla të tij dhe një prej shqiptarëve më të mëdhenj.

Ai e siguron se në muret e aeroportit gjendet një moment i jashtëzakonshëm i historisë shqiptare, kur Thaci e Rugova i hapën rrugë procesit pa kthim të çlirimit të Kosovës.

‘’Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush, më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i coja një përqafim.

Do doja ti  çoja një përqafim dhe ti thoja se në muret e këtij aeroporti gjendet dhe një moment i jashtëzakonshëm i historisë shqiptare, kur Hashim Thaçi e Ibrahim Rugova së bashku i hapën rrugë procesit pa kthim çlirimit të Kosovës. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb