Qëndrimi i Anisa Kostanit ndaj gazetarëve për raportimin mbi vrasjen e ndodhur në qytetin e Elbasanit, e ka vënë këtë të fundit në fokus. Kostani u kritikua për reagimin e saj pas postimi ku edhe ofendonte gazetarët.

Në lidhje më ketë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano vendosi për pezullimin e saj nga puna. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka nisur edhe një hetim ndaj saj.

Me gjithë këto zhvillime në një hark të shkurtër kohor, duket se Kostani ka zgjedhur injorimin, pasi nuk ka pasur një reagim të saj për vendimin për pezullimin e saj nga puna. Sakaq në nëpërmjet një story në Instagram ajo ka publikuar një video duke drejtuar makinën, ku në sfond ishte kënga e reperit Unikkatil, përkatësisht: “U qova pi vorri” (u çova nga varri). “un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.

Menjëherë pas kësaj duket se Kostani është penduar, pasi e ka fshirë videon e postuar.

 

Kostani

68

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: