ITALI- Një i ri shqiptar e ka pësuar keq, pasi është denoncuar nga një turiste amerikane për ngacmim seksual. Ngjarja në fjalë është regjistruar në “Cinque Terre’, në një bar në Riomaggiore të Italisë. ‘Ansa’ shkruan se amerikania ishte në shoqërinë e mikeshave të saj.

Teksa ajo u ngrit nga tavolina për të shkuar në tualet, 20-vjeçari shqiptar, që punonte si murator, siç duket e ka ndjekur nga pas dhe pasi e mbështeti pas murit, nisi ta prekte në pjesët intime. Ka qenë pikërisht e reja ajo që ka treguar episodet e tmerrshme. Pasi ishte përballur me skenën e dhunshme të djalit, vajza e kishte shtyrë e më pas kishte bërtitur.

Fill pas këtij episodi, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është ulur sërish në vendin e tij në lokal, duke vijuar sikur asgjë mos të kishte ndodhur. Kaq ka mjaftuar që mikeshat e viktimës së agresionit t’i bënin atij një foto, dhe më pas t’ja jepnin si provë policisë. Pas denoncimit, policia identifikoi dhe nisi hetimet për shqiptarin, që tashmë akuzohet për ‘ngacmim seksual’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb