T’i shërbesh Victoria Beckham është shumë e vështirë. Kështu thotë edhe shefi i njohur i kuzhinës spanjolle, Dani Garcia. Tre vite me parë në ceremoninë e martesës së futbollistit Sergio Ramos, të pranishëm ishin edhe David dhe Victoria Beckham.

Shefi i kuzhinës u shpreh se në atë kohë stilistja e njohur ia kishte ndryshuar të gjithë menunë.

“Ishte shumë e çuditshme. Ajo donte gjithçka ndryshe dhe që ne t’i shërbenim ekskluzivisht perime dhe kishte disa gjëra të tjera të çuditshme që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Ajo kishte me vete ujë kokosi, një tas me nenexhik dhe një xhel hidroalkoolik që tash është shumë i popullarizuar, por asokohe nuk ishte, sepse ende nuk kishte filluar pandemia e COVID-it”,- u shpreh Garcia.

Më tej Dani tregoi se atë natë ishte shumë e ndërlikuar t’i shërbeje ikonës së modës.

Më herët David Beckham, tregoi se stilistja e njohur prej 25 vitesh tashmë konsumonte të njëjtën pjatë. Ai shtoi se Victoria nuk bën përjashtime as për festa, ditëlindje, evente apo darka në restorante.

Victoria and David Beckham ‘land £16million Netflix series with unseen family footage’ – Mirror Online

“Që kur e takova, Victoria ka ngrënë vetëm peshk të pjekur në skarë me një pjesë të perimeve të ziera në avull”– tha David Beckham.

Ish-futbollisti anglez sipas mediave të huaja u shpreh gjithashtu se e vetmja herë që bashkëshortja e tij e ka thyer dietën ka qenë gjatë shtatzanisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb