Në shtëpinë e Milanit janë të përqendruar për të rinovuar kontratat me disa titullarë të rëndësishëm si Leao, Mike Maignan, Giroud etj, por në të njëjtën kohë po punojnë për të “freskuar” ekipin me elementë të rinj.

Më në fund pas dy vitesh, Milan mund të negociojë qetësisht me Marco Asensio-n. Nga 30 qershori sulmuesi spanjoll është i lirë të vendos për të ardhmen e tij pasi i përfundon kontrata me Real Madrid.

Asensio
Asensio

Pika kyçe në këto negociata do të jetë paga e lojtarit dhe komisioni që do të kërkojë agjenti i tij Jorge Mendes. Milan ofron 5 milionë euro neto në vit. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë pasi në garë për Asensio pritet të futet edhe Arsenal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb