Peter Piot, shkencëtari që ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola, dhe drejtori i Shkollëssë Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale ne Londer ka treguar për “përballjen e tij me vdekjen”, pasi është infektuar me koronavirus.

Sipas The Guardian, profesori nuk ishte sëmurur seriozisht asnjehere, por pas 40 vjetësh duke studiuar dhe udhëhequr përgjigjen globale ndaj sëmundjeve infektive përfshirë HIV dhe AIDS, ai tha se “më në fund, një virus më kapi”.

Piot, i cili u nderua për shërbimet ndaj shkencës në vitin 2017, ende po shërohet nga virusi pasi pneumonia e rëndë e la të shtruar në spital.

Ekspertiza profesionale dhe përvoja personale i japin atij një pasqyrë të jashtëzakonshme mbi ndikimin e mundshëm të virusit në shëndetin publik, duke parashikuar se shumë njerëz do të lihen me probleme kronike të veshkave dhe zemrës.

Por ai shpreson se kriza mund të lehtësojë tensionet politike mbi vaksinat dhe t’i detyrojë fushatat kundër vaksinave të rivlerësojnë pozicionet e tyre, si dhe të çojnë në reformimin e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

Në intervistën e tij të parë që nga kontraktimi i virusit, profesori tha që filloi të kishte simptoma më 19 mars kur ai kishte ethe dhe dhimbje koke.

“Sikur kisha dhimbje në kafkë dhe në flokë, gjë që ishte e çuditshme”, tregoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: