Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” solli në vëmendje historinë e Megit 12 vjeç nga Kodër Thumana. Pas përfundimit të operimit të parë dhe të dytë dhe pas një periudhe rikuperimi, Megi tashmë i është nënshtruar një operacioni të dyte, i cili ka dalë me sukses.

Vajza e cila ka biseduar me gazetarin e emisionit Ferit Likën duhet ende të rikuperohet pas operacionit në këmbë, por dhimbjet e kanë “lënë” dhe tashmë mezi pret të ngrihet në këmbë sërish.

  • foto galeri
  • foto galeri

Megi theu këmbën duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj në Kodër Thumanë një vit e gjysmë më parë, prindërit u zhytën në borxhe për ta ngritur sërish por ishte e pamundur pasi kostot ishin të larta.

Megin tani e sheh të qeshur, ndërsa prindërit e saj nuk kanë fjalë të shprehin falenderimin për “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe njerëzit zemërmirë që dhanë diçka nga vetja për shërimin e vajzës së tyre. “Unë e bëra operacionit dola me sukses falënderoj gjithë stafin Elvisin dhe gazetarët, tani ndihem më mirë dhe më e lumtur”, tha Megi nga shtrati i spitalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb