Në vigjilje të sfidës kundër Monza-s, Max Allegri jep lajmin e shumëpritur për tifozët, më në fund, Vlahovic dhe mbi të gjithë Pogba, do të jenë në dispozicion të ekipit:

“Po, Vlahovic dhe Pogba do të jenë në dispozicion, ndërsa Chiesa jo, është lodhur pak, por kundër Lazio-s do të jetë. Cuadrado është me grip, nuk do të jetë, kundër Lazio-s po, ndërsa për Bonucci-n duhet ende pak kohë, nuk është ende në kushtet e duhura”, theksoi Allegri duke zbuluar më pas se ka folur me John Elkann: “Po kam folur, por jo për rinovimin tim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb