Ka mbërritur edhe në Itali nënvarianti i Omicron që quhet BA.2, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”. Nënvarianti i ri mësohet se është më ngjitës së Omicron, por nuk dihet nëse është më pak apo më shumë agresiv.

Megjithatë BA.2 nuk është “motra” e vetme e Omicron, pasi nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3.

Nga tre variantet e Omicron më i përhapuri është BA.1. Në Itali rezulton se Omicron ka tejkaluar Deltën sa i takon të qenit variant mbizotrues, kun ë 17 janar rezulton të ketë pasur një prevalencë 95,8 për qind.

BA.2 është shfaqur në Indi dhe Filipinë si dhe shtete si Singapori dhe Japonia, por tashmë kanë nisur të regjistrohen rastet e para edhe në Evropë, kryesisht në vendet skandinave, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. Italia i bashkohet listës së vendeve ku nënvarianti është present.

Autoritetet vendase konfirmojnë se nënvarianti është regjistruar në 9 rajone të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb