Nëpërmjet një Aplikacioni mund të evitohet një shtatzëni e paplanifikuar. Këtë e thonë kërkuesit e Institutit të Shëndetit Riprodhues të Georgetown University, që kanë nxjerrë këto rezultate nëpërmjet app ‘Dot Fertility’.

Studimi i publikuar në European Journal of Contraception e Reproductive Healthcare, tregon se si mund të arrihet në disa zgjidhje.

Algoritmi i software, lejon që për çdo ditë, të parashikosh nëpërmjet ciklin menstrual ditët e fertilitetit të lartë ose të ulët, me një faliment maksimal 5%, që e bën këtë aplikim një metodë kontraceptive njësoj si pilulat apo unazat vaginale.

‘Gjithmonë e më shumë femra po e përdorin këtë aplikacion, si një mënyrë për të planifikuar një shtatzëni, pra është themelore të kesh një mundësi të mbështetur në prova të forta efikasiteti’, thotë Victoria Jennings, shkencëtarja kryesore e studimit.

Në total kanë qenë 718 femra nga 18 deri në 39 vjeç, që kanë marrë pjesë në këtë analizë dhe janë ndjekur maksimumi 13 cikle, duke dhënë të dhëna të historisë së tyre seksuale në një total 6616 cikle menstruale gjithsej. Gjatë kësaj periudhë kanë qenë 24 shtatzëni, kur pjesëmarrëset e përdorën gabim këtë metodë (pra me raporte të pambrojtura në ditët më të larta të pjellorisë.

Eshtë verifikuar vetëm një shtatzëni kur pjesëmarrësja ka përdorur aplikacionin në mënyrë korrekte.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb