SHBA

Marrëdhënia e Channing Tatum dhe Jessie J po bëhet gjithnjë e më serioze. Prej disa muajsh përflitet se aktori i njohur dhe këngëtarja britanike janë në një lidhje.

Sinjalin e parë e dha Jessie J, e cila ndiqte shfaqen e Channing Tatum “Magic Mike”, ku i uronte suksese. Tashmë është radha e aktorit që ka bërë hapin e radhës.

Xhesi Xhej
Xhesi Xhej

Në fakt mund ta merrni si një konfirmim të dytë edhe nga ai. Teksa Jessie J performonte në skenë, Channing Tatum duket se është frymëzuar nga performanca e saj dhe i ka bërë një dedikim Jessie J-t.

“Kjo femër sapo e la zemrën e saj në skenë. Kushdo në sallën e “Royal Albert Hall” ishte dëshmitar i diçkaje të veçantë. Uauuu”,-ka shkruar Channing për Jessie J.

Kujtojmë që Channing Tatum u nda nga bashkëshortja e tij, Jenna Dewan në muajin prill pas 9 vitesh. Ata kanë edhe një vajzë 5-vjeçaren, Everly.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb