Me postimet e fundit në rrjetet sociale, reperi i njohur, Ledri Vula ka lajmëtuar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor. Ai ka ndarë në ‘Instastory’ një moment nga studio muzikore, ndërsa në foton e fundit në makinë ka shkruar: “10.10.2020”.

Ndjekësit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke dashur të zbulojnë më shumë detaje, ndonëse Vula ka vendosur të ndajë vetëm këto detaje për momentin.
Kujtojmë se prej disa muash Ledri është duke pritur që të bëhet baba për herë të parë dhe projekti i tij i fundit muzikor është ‘Aman’ në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Lumi B.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: