Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka konfirmuar kthimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook Çitaku e ka krahasuar kthimin e saj në PDK me largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

“Messi po largoher nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK #lluge#krejtmukaperzi”, ka shkruar Çitaku.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, nënkryetarët e rinj të kësaj partie pritet të jenë: Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Vlora Citaku 1
Vlora Citaku 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: