SHBA

Miley Cyrus dhe Liam Hemswworth i dhanë fund lidhjes 10-vjeçare pak muaj më parë. Divorci bëri zhurmë të madhe, për mënyrën si u bë publik.

Fotot e Miley-t duke u puthur në buzë me mikeshën e saj Kaitlyn Carter bënë xhiron e rrjetit, edhe pse lidhja mes tyre nuk zgjati shumë. Një muaj më parë Liam u fotografua me një modele 21-vjeçare, e cila është mjaft e njohur në Australi.

Sipas mediave rozë Liam shfaqej duke i prezantuar prindërve të tij të dashurën e re, e cila quhet Gabriela. Po Mesa duket, thashethemet kanë qenë të vërteta.

Dyshja u fotografua në plazh teksa putheshin dhe kalonin kohë pranë njëri-tjetrit. Ndërsa ditën e djeshme u panë për here të parë në publik dhe sërish duke u puthur. Një burim tha për US Weekly: “Liam ndihet shumë mirë me Gabriella-n. Familja e tij e aprovon dhe ai e ka shumë qejf, që për aktorin ka shumë rëndësi.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: