Të gjithë kanë çertifikuar fitoren e Mauricio Sarrit në lojën e Juventusit pas 24 pasimeve që sollën golin e Gonzalo Higuain dhe që vulosi fitoren e djeshme ndaj Interit. Loja me topin në tokë, e përbërë nga shkëmbime të shpejta me lojtarin që del përpara portierit kundërshtar, është manifesti i Sarrizmit, diçka që kishte lindur më herët se goli, por Interi nuk arrinte të dilte nga mesfusha e tij, i asfiksuar nga presingu dhe nga cilësia e mbajtjes së topit të lojtarëve bardhezinj.

Në momentin kur Konte humbet Sensin për dëmtim, linja e lojës së Juves spostohet me disa metra dhe arrin të çajë fortesën zikaltër falë Miralem Pjaniçit, lojtari që ka përfituar më shumë pas ardhjes së Sarrit, në kombime të shpejta me cilësinë e Kristiano Ronaldos, Higuainit dhe Dibalës.

E vërtetë, në stol ish-trajneri i Napolit mund të peshkojë zgjidhje të paimagjinueshme për ekipet e tjera të Serisë A, jo më kot ndeshja e djeshme e ripagëzoi edhe njëherë kryqëzorin bardhezi si kanditatin e vetëm për titullin, por është po aq e vërtetë sa këtë cilësi duhet të dish ta vendosësh në fushë. Sarri i lejoi vetes të rriste cilësinë “teknologjike” nga HD i pak viteve më parë, në HDR, me tre tenorët Higuain-Dibala-Ronaldo njëkohësisht në fushë. Nnjë kurajë që u pa pjesërisht në fushë duke qenë zhbalancimi i madh ofensiv, u ndreq me hyrjen e Emre Can në fushë, elasticitet taktik pjellë e një grupi me shumë zgjidhje.

Ngërçi i vetëm, mbase, erdhi nga pushimi, që prishi pak ritmin që Juvja kishte vendosur. Por të marrësh një pauzë gjatë një ndeshjeje, kur kryeson kampionatin dhe grupin e Championsit, e ëmbëlson sadopak dhe këtë aspekt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb