Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA do të blejë 150 milionë teste për koronaviruin e ri (COVID-19) që japin rezultate brenda 15 minutave dhe se këto do të shpërndahen në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Administrata e Trumpit është e kënaqur që do të blihen dhe prodhohen 150 milionë teste të shpejta për COVID-19”, thuhet në një deklaratë nga Zyra për media e Shtëpisë së Bardhë.

Për këto teste administrata e Trumpit ka arritur marrëveshje me prodhuesin amerikan të pajisjeve mjekësore Abbott. “Ky zhvillim është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja për mbrojtjen e grupeve më të pambrojtura në SHBA si dhe për vazhdimin e normalizimit të vendit tonë. Kjo do të sigurojë që populli amerikan të shkojë në punë ndërsa fëmijët të rikthehen në shkollë”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se SHBA-ja është vendi që ka kryer më shumë teste për COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb