“Më nxirr të shoh pak vajzën”, ka qenë kjo fjalia që 43 vjeçari G.Sh i ka drejtuar bashkëshortes së tij, e pasi e ka takuar është larguar bashke me fëmijën e mitur, pa thënë se ku do të shkonte, madje duke i thënë se “nuk do ta shohësh më kurrë”.

38-vjeçarja Sh.Sh ka qenë tek prindërit e saj në fshati Vjosë, ndërsa ka pasur me vete edhe fëmijën e mitur. Ndërkohë bashkëshorti i saj, me të cilin mësohet se kanë probleme, ka shkuar pranë banesës dhe ka marrë fëmijën, pa deklaruar se ku do të shkonin.

Një fakt i tillë ka sjellë dyshime tek 38 vjeçarja, e cila e ndodhur në Fier i është drejtuar policisë së këtij qyteti duke bërë edhe denoncimin për bashkëshortin e saj, banor në Fushë Krujë.

Menjëherë ka nisur puna për gjetjen e 43 vjeçarit, bashkë me vajzën e mitur, e po punohet në zonën e Fushë Krujës, aty ku edhe çifti banon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb