Shqipëria kërkon tre pikët në transfertën hungareze, një objektiv i vështirë por jo i pamundur. Kuqezinjtë ishin superior në sfidën e parë ndërmjet tyre, jo vetëm falë golit të Brojës që bëri diferencën por ishin superior gjatë gjithë 90 minutave. Fakti që kjo sfidë do të luhet pa tifozë, kujtojmë që në Hungari lejohet që ndeshjen të luhen me kapacitet të plotë, shihet sërish në favor të Shqipërisë.

Kompanite E Basteve
Kompanite E Basteve

Të gjithë këto detaje nuk mjaftojnë për kompanitë e basteve të cilat vijojnë të besojnë se Hungaria është favorite në raport me Shqipërinë. Një fitore e mundshme e Hungarisë kuotohet me koeficientin 2 ndërsa një fitore e mundshme e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 3.80. Një barazim që gjithashtu mund të ishte një rezultat pozitiv për kuqezinjtë kuotohet me koeficientin 3,30. Më shumë se sa për Shqipërinë, kjo është një sfidë jetike për hungarezët të cilët janë të detyruar të fitojnë me çdo kusht për të mbajtur të ndezur shpresat e tyre për një vend në fazën “play-off”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: