Dy efektivë policie te komisariatit nr.1 me funksion agjentë krimesh janë shoqëruar në komisariatin nr.3 pasi një person i ka kallëzuar sepse pretendon që është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për News24 dhe BalkanWeb se personi që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.

Personi në fjalë ka bërë kallëzim në komisariatin nr.3. Përfaqësues të AMP ndodhen në komisariatin nr.3 dhe po hetojnë ngjarjen.

Ka dyshime që së bashku me dy efektivët ka qenë edhe nje person i tretë, i cili ende nuk është shoqëruar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb